Pesë ndarjet më të bujshme të 2016-tës

By

Në mesin e shumë zhvillimeve në estradës shqiptare përgjatë këtij viti që po lëmë pas nuk kanë munguar as ndarjet e bujshme mes çifteve që dikur ishin çdo gjë për njëri-tjetrin kurse tani i kanë të ndara rrugët.

Trendi i nisur në vitin 2015 i cili poashtu u shqua për një numër të madh ndarjesh por edhe divorcesh nga martesa ligjore vazhdoi sërish me një varg të tilla.

Prive.al iu sjell të përmbledhura pesë ndarjet më të bujshme të këtij viti me shpresë që në ditët e mbetura të 2015-tës të mos ketë të tjera që do shënohen në ‘regjistër.

Ndarja e Tunës dhe Cozman

Është njëra nga këngëtaret më të komentuara prandaj nuk kishte se si dhe lidhja saj mos të shkruhej nga portale të ndryshe, pasiqë si lidhje pati shpesh dhe kriza, e këto e bën që fokusi mbi këtë lidhje të rritej. Ndarja e Tunës dhe Cozman pa dyshim është ndarja më e komentuar e viti që po lëmë pas. Çifti kishte një lidhje tre vjeçare e cila përfundoi në muajt e parë të këtij viti. Por një gjë e cila do të mbetet nga dyshja e nuk do të harrohen është kënga ‘Fenix’ e cila aso kohe theu rekorde dëgjueshmërie e u pëlqye shumë.

Ndarja e Kristelës dhe Nogës

Kristela Gjoka dhe Noga  ishin një çift simpatik të cilët lidhjen e tyre e çuan në një nivel tjetër atë të martesës pas disa viteve bashkë. Por  me nisjen  e jetës bashkëshortore siç duket filloi lëmshi i cili rezultoi me ndarjen e çiftit, vetëm pak ditë pas martesës. Dhe pse për shumicën e çifteve ndarja kalon pa dhënë shumë arsye për publikun, Noga bëri shumë zhurmë duke e akuzuar ish-gruan për abort të fëmijës që prisnin ndërsa Kristela nuk ka folur asnjëhrë për këtë temë. Lidhja e dyshes njëherit shënon dhe martesën më të shkurtër ne shoëbizin shqiptar.

Ndarja e Gjirës me futbollistin Ali Ibrahimi

Ishte njëra nga këngëtaret e cila simpatinë e publikut e fitoi me këngët e saj më ndryshe, me pamjen e thjeshtë. Është kjo  Gjira e cila vetëm pak kohë bëri kthim e saj në muzikë pas një  periudhe të  munguar.  Gjira ishte në lidhje me futbollistin Ali Ibrahimi dhe lidhja po ecte shumë mirë deri sa ajo hoqi dorë dhe nga muzika. Portali Prive.al kishte zbuluar dhe raportuar për prishjen e lidhjes së çiftit rreth dy muaj më parë edhe pse arsyet nuk u bën të ditura asnjëhërë nga protagonistët.

Ndarja e Zaimina Vasjarit me të dashurin shumë vjeçar

Zaimina Vasjari jetën e saj private e mbajti larg vëmendjes mediatike, por ajo që dihet ishte lidhja e saj disa vjeçare e cila përfundoi në Tetor të këtij vitit. Ajo asnjëherë nuk doli me një deklaratë por ishin disa statuse në rrjete sociale që quan dhe me shumë drejt këtij aludimi.

Ashtu siç e kishte mbajtur të fshehur identitetin e  partnerit ashtu dhe u mbyllë kjo histori duke mos e ditur se kush ishte ai që kishte një lidhje të gjatë me bukuroshen.

Ndarja e Majk dhe Majlindës

Për këngëtarin Majk 2016 mund të jetë viti më I mirë I karrierës se tij me hite e me thyrje rekodesh në këngët e publikuara nga ai.

Atëherë kur menduam që Majku po shijon suksesin ai na befasoi me prezantimin e të dashurës Majlinda të cilët bënin një çift simpatik. Media e publliku të etur të mësonin më shumë për lidhjen e të dashurën e re përkrah këngëtarit nuk patën dhe shumë kohë pasi që ndarja erdhi shumë më shpëjt se që pritej.

Pas shumë zhurme mediatike të krijuar e pa qartësi nga ana e çiftit prej deklaratave të ndryshme kjo lidhje shënon prishjen e njërit ndër çiftit të shumë përfolur në pjesën e dytë  të viti 2016.

 

Artikuj të ngjashëm