Dafina surprizohet nga i dashuri: Ja dhurata që mori këtë herë! (FOTO)

By

Këngëtarja, Dafina Zeqiri, ka kohë që po qëndron në New York përkrah të dashurit të saj teksa nuk po mbetet as anash muzikës ku shihet mjaft e angazhuar duke punuar intenzivisht në prurje të reja edhe atë me disa producent mjaft të njohur atje.

Mbrëmja e kaluar ishte disi më e veçantë për të pasi që mori një surprizë mjaft të këndshme pikërisht nga i dashuri i saj, Jose.

Një “Nintendo” ishte edhe produkti me të cilin u befasua këngëtarja teksa atë e vuri menjëherë në funksion e u pa duke luajtur.

Duket se Jose e ka njohur mirë dëshirën e madhe që ka Duffye për produkte të tilla përderisa këtë e ka cilësuar si surprizën më të mirë ndonjëherë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm