Po ndodh tani: Brenda festës përrallore të Sara Hoxhës!

By

Një trend i cili ka filluar të festohet kohëve te fundit edhe tek ne është festa e para ardhjes në jetë të fëmiut, ose ndryshe edhe siç njihet në gjuhën angleze ‘Baby Shower’

Sot një festë të tillë po e shënon trashëgimtarja e Top Media, më saktësisht Sara Hoxha.

Tashmë kur janë dhe ditët e fundit të shtatëzanisë, Sara nuk ka mundur ta lë t’i ikë kjo festë për bebën që po vjen në jetë.

Ndonëse gjërat brenda eventit janë mbajtur pak sekret, disa fotografi të postuara nga të pranishmit që ishin të ftuar, menjëherë ajo që bie në sy është dekori e pamja luksoze e menduar deri në detajet më të vogla nga stafi i madh i Class Event të Alketa Vejsiut.

Nga çfarë shihet, ky është definitivisht ‘baby-shower’ më përrallor që mund të jetë parë deri sot ndër shqiptarë.

Kujtojmë se djali që pritet të vie në jetë së shpejti është fryt i dashurisë së trashëgimtares Hoxha me moderatorin e Top Channel, Ledion Liçon. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm