Fshati Mushtisht Therandës, i ka sjellë muzikës sonë popullore emrat më të njohur dhe zërat më të bukur të folklorit, ku këto emra janë ende pjesë e pa lëkundshme për shkak të suksesit që e kanë tashmë e sa vite.
Ishin dy këngëtaret ndër më të veçantat të muzikës popullore, zërat e tyre na kanë përcjellur gjithmonë si në rastet më të vështira ku kemi marrë forcë nga to me këngët patriotike por dhe në momentet e gëzuara .
Janë këto Shyrete Behluli dhe Shkurte Fejza të cilat që një kohë të gjatë në medie tona po lakohen për një krisje të miqësisë së tyre.
E kjo bindje u përforcua dhe më shumë në dasmën e familjes Salihu ku këngëtarja në fjalë nuk ishte e pranishme.
Por cilat janë shkaqet e ftohjes së raporteve mes dyshes?! Pse gjërat më nuk janë si dikur?! Kur u shënua krisja e madhe?!
Për të gjitha dilemat e përgjigjet për këtë raport mund të mësoni nesër në emisionin ‘Prive’ me fillim nga ora 19:00 kur Vlorijan Halili sjell material ekskluziv me Shyhrete Behlulin.