Çka kanë të përbashkët Skivi e Cozman me Noizyn?!

By

Disa ditë më parë, reperi nga Shqipëria Noizy theu heshtjen kur edhe vendosi të flasë për incidentin me Cozman nga Babastars.

Ai në një lidhje direkte për emisionin Opinion të TV Klan, shtjelloi gjerë e gjatë ngjarjen duke dhënë versionin e tij përmes Skype.

E duket se pikërisht ky aplikacion po e bashkon atë me reperët e anës tjetër, Skivin dhe Cozman.

Në një botë ku lëvizja s’ka qenë kurrë më e lehtë, ndryshe nga Noizy që gjendej në Zvicërr, Skivi e Cozy nga Babastars kanë vendosur të veprojnë njejtë sikurse reperi nga OTR, duke u deklaruar sonte për incidentin në po të njejtën mënyrë në Top Channel.

Pavarësisht se në qëndrime mund të jenë vite dritë larg, rrugën e komunikimit tre reperët për koicidencë apo jo e kanë zgjedhur identike. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm