Premierë: Vie projekti ‘Engjëll’ nga Albani Skenderaj!

By

Eshtë ky këngëtari Alban Skenderaj, ai i cili mund të themi lirisht që ka qenë më aktiv se kurrë në muzikë, duke pasur parasysh të gjithë vitetet e karrierës së tij.

Këngëtari këtë vit ka ardhur me katër projekte deri tani, ku padyshim që secila prej tyre ka qenë më e sukseshme se tjetra, dhe që akoma edhe sot dëgjohen me po të njëjtin admirim nga fansat e këtij të fundit.

E duket se Albani nuk ka vendosur të ndalet me kaq, ai sapo ka publikuar projektin e tij më të ri i titullur ‘Engjëll’, projekt ky i cili i dedikohet krejtësisht personit të jetës së tij, Miriamit.

Dicka tjetër e vecantë është se kjo këngë ka një ndërlidhje të teksteve të këngëve paraprake të tij, e që kjo nënkupton se frymëzim për artin e tij, që një kohë të gjatë është vet Miriami.

Për muzikën dhe për tekstin e tërë këngës është përkujdesur Albani, kjo diqka jo e re, ngase pothuajse e gjithë krijimtaria e tij muzikore që ai e bënë, vie tërësisht nga ai. /Prive.al/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm