PRODUKTET PROFESIONALE UNIKE DR. KLEANTHOUS PËR NJË LËKURË RINORE DHE VEZËLLUESE

By

 

Image

Jeta është sinonim i evolucionit. Faktorët mjedisorë, stinët e vitit dhe rrethanat personale ndryshojnë vazhdimisht. Lëkura jonë duhet t’u përshtatet dhe përgjigjet këtyre ndryshimeve. Megjithatë, lëkura nuk është gjithmonë në gjendje ta ruajë ekuilibrin e saj. Nga njëra anë, ajo duhet ta ruajë barrierën e jashtme acidike, ndërsa, nga ana tjetër, duhet të ketë sasi të mjaftueshme të lagështisë. Ngandonjëherë lëkura e humb këtë baraspeshë në tërësi dhe reagon me skuqje ose shtresëzim të qelizave të vdekura.

Sistemi i kujdesit ndaj lëkurës me molekula mbështetëse të qelizave (c.s.m.) i mbështet aktivisht funksionet natyrore të lëkurës.

Varësisht nga lloji i produktit janë përzgjedhur substanca të caktuara bimore që rritin efektshmërinë e tij. Kjo i mundëson lëkurës që ta ndërtojë sistemin e vet të mbrojtjes. Ajo rifiton ekuilibrin e saj dhe mosha e lëkurës bëhet më e re. Sistemi i kujdesit ndaj lëkurës ndihmon lëkurën tuaj të rigjenerohet dhe të duket e freskët dhe rrezatuese.

ecalt

Ajo çfarë na shqetëson nuk është plakja. Ne vetëm do të dëshironim ta ruajmë pamjen rinore. Këtu përfshihen buzëqeshja e bukur, butësia dhe fortësia e lëkurës, dhe rrezatimi pozitiv. Për ta ruajtur këtë dhe për të siguruar që kurrë të mos keni nevojë të shqetësoheni për moshën tuaj, KLEANTHOUS ka zhvilluar konceptin unik dhe inovativ Skintone të kujdesit ndaj lëkurës. Ai është i përshtatshëm si për burrat ashtu dhe gratë, pavarësisht nga mosha dhe tipi i lëkurës, dhe vepron mu në bërthamë të ripërtëritjes së lëkurës: qelizat.

Ky koncept i kujdesit ndaj lëkurës është tejet efektiv falë përmbajtjes së molekulave mbështetëse të qelizave (c.s.m.) të cilat janë bartës të informacionit të nevojshëm për rritje të shëndetshme të qelizave. Lëkura është dukshëm më e ripërtërirë dhe e freskët.

Produkte kundër plakjes me efekt afatgjatë të dëshmuar dhe të testuar!

Rezultatet janë më se mbresëlënëse.

 SkinTone – sono beauty lifting është një kurë për rigjenerim të lëkurës e krijuar nga KLEANTHOUS. Trajtimi përbëhet nga gjashtë seanca dhe produkte speciale për përdorim në shtëpi për të zgjatur efektet. Ai jep rezultate të menjëhershme të dukshme, ndërsa me kalimin e kohës mund të shihen përmirësime të mëtejme.

  • minimizon rrudhat
  • forcon lëkurën përreth syve
  • pakëson zgjerimin e kapilarëve në lëkurë
  • pakëson elastozën

ecalt

Koncepti më i suksesshëm është Skintone – sono beauty lifting i përcjellë me trajtime të mëpastajme të rregullta freskuese. Në kuadër të secilit trajtim përfshihet aplikimi i një maske, ampulave, kremit sono dhe disa shtresave të molekulave mbështetëse të qelizave (c.s.m.), të cilat aplikohen në lëkurë me ndihmën e ultrazërit. Drita e spektrit të plotë me rezonancën sonografike optimizojnë baraspeshën e energjisë së lëkurës dhe përmirësojnë transportin e përbërësve aktivë për në lëkurë.

ecalt

Se a do të na realizohet ëndrra për të patur forma të përsosura trupore apo jo varet nga ajo se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë për këtë dhe sa kohë jemi të përgatitur të investojmë. Produktet që ne i përdorim për mirëmbajtjen e trupit duhet të jenë po aq të vlefshme sa dhe koha që i kushtojmë higjienës personale.

Bambuja, sumullbari, algat e detit, kafeina, gështenja e egër, proteinat e sojës, L-karnitina, gjalpi i kakaos, vaji i jojobës dhe shumë substanca tjera të cilësisë së lartë formojnë bazën për efektshmërinë e jashtëzakonshme të produkteve tona.

Përbërësit e linjës së produkteve për trup SILIA i plotësojnë nevojat e shumëllojshme të pjesëve të ndryshme të trupit. Megjithatë, ato që të gjitha bazohen në një filozofi të vetme:

Ata u ofrojnë mundësinë që t’i afroheni arritjes së formave së përsosura trupore.

ecalt

 

Artikuj të ngjashëm