Cozman pjesë e ‘Babastars’ më herët se që e kemi menduar! (VIDEO)

By

 

Ylber Abdullahu ose ndryshe i njohur me emrin e tij artistik,Cozman, për shumë pak kohë është bërë padyshim një nga emrat më të njohur të labelit Babastars.

Ai, debutimin e tij muzikor e ka bërë pikërisht me këtë grup, përkatësisht në këngën , ‘Babastars’ ,projekt ky i lancuar në vitin 2012.

Vlen të theksohet se, kulminacionin në karrier padyshim që e ka pasur në momentin kur edhe u publikua kënga ‘Fenix‘, në bashkëpunim me këngëtaren Tuna, tashmë ish e dashura e këtij të fundit.

Mirëpo,pavarësisht këtyre, nga një projekt i labelit Babastars e cila daton që nga viti 2010, ‘I kom’ ,projekt mjaft i sukseshëm i periudhës edhe kur është publikuar,mund ta shohim edhe Cozman,pjesë të tij, i cili shfaqet në këtë klip për disa sekonda.

E duket që Cozman, ka qenë që një kohë të gjatë pjesë e grupit, edhe pse jo nuk ka qenë i njohur për publikun gjatë asaj periudhe. /Prive.al/

cozman1

cozman2

Artikuj të ngjashëm