Kur vitin e kaluar verës shpërthyen duetet mes artistëve, një prej kombinimeve që mezi pritej ishte ai mes Kapos dhe Dhurata Dorës.
Por planet mes dyshes ndryshuan duke bërë që kjo këngë të shtyhet për një tjetër periudhë kohore.
E pasiqë nuk ishte e shkruar që kënga të publikohet gjatë 2015-tës, e njejta nuk do vlej edhe për vitin 2016.
Prive.al mëson se tashmë është finalizuar i gjithë projekti, përfshirë edhe videoklipi nga Max Production i xhiruar në Tiranë. Krijimi muzikor i përbashkët mes dyshes do të ketë ritme verore dhe megjithëse është mbajtur si befasi, do publikohet shumë shpejt.
Capital T ka paralajmëruar një verë të nxehtë sivjet dhe duket që këtë parashikim e ka pasur me të drejtë!. /Prive.al/