Ai padyshim është njëri ndër producentët më të mirë momentalisht në tregun tonë muzikor.
Bëhet fjalë për Shkumbin Nebihun, producentin nga Ferizaji i cili tash ka mbushur plot 20 vite që merret me muzikë e veçanërisht me instrumentin e tij të preferuar pianon teksa një gjë të tillë e bëri të ditur vetë përmes profilit të tij në Instagram.
Për vite me rradhë ai ka qenë bashkëpuntorë i ngushtë i Labinot Tahirit teksa i ka qenë instrumentist krahas tij.
E tash e një kohë ai ka hapur edhe produksionin e tij të cilin e ka emëruar Diez Production ku nën menaxhim ka edhe disa artist mjaft të njohur.
Relacione të gjata me çfarëdo profesioni janë mjaft të veçanta e të jesh në një lidhje për më se 2 dekada me muzikën është unike. /Prive.al/