20 milionë shikime për ”Premtimet”

By

Një ndër hitet absolute të verës që lamë pas ka shënuar një rekord të ri në Youtube.

”Premtimet” nga Kida dhe Mozzik tashmë numëron mbi 20 milionë shikime në këtë rrjet, duke hyrë në listën e pak projekteve të këtij viti që kanë arritur të kapin këtë shifër.

Kida përmes llogarisë së saj në Instagram ka falemnderuar fansat duke postuar një insert nga Prizreni ku shihet publiku duke e kënduar në sinkron këtë hit.

Ndryshe, dyshja e On Records korri sukses edhe pas këtij projekti me këngë si ”Dhezu” e ”S’ki ide” që gjithashtu u pëlqyen shumë nga fansat. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm