Rrjedh versioni i pakompletuar i ‘Bonbon’ kënduar nga Majki

By

Pak ditë më parë, producenti Cricket deklaroi se kënga e re e Era Istrefit ‘Bonbon’ fillimisht ishte ideuar për Majkin.

Kjo deklaratë e thënë në NIN të Klan Kosova tingëlloi paksa e çuditshme dhe ishte befasi sepse shumëkush nuk mund ta perceptonte Majkin në një krijim të tillë muzikor.

Por tashmë në Youtube kanë filluar të rrjedhin disa versione të pakompletuara të këngës së Majkit që po të publikohej do të titullohej ‘Vete zemrën’.

Ndryshe, Era me këtë këngë të cilës i ka shtuar ‘mëlmesa’ të identitetit të saj, pos që po korr suksese të mëdha në trevat shqiptare, ka arritur të depërtojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u pëlqyer shumë.

Juve cili version iu duket më i mirë ?! /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=yg_IAYDKPFk

Artikuj të ngjashëm