Janë dy prej këngëtareve më të sukessshme të momentit në skenën shqiptare.
Dhurata Dora dhe Dafina Zeqiri që raportin kolegial e kanë të shkëlqyer janë parë duke pozuar bashkë me njëra-tjetrën në një foto në Snapchat.
Por, kjo nuk është shenjë e një dueti që mund të vijë së shpejti, i cili definitivisht do të ishte shumë i pritur nga publiku.
Ato thjesht janë takuar në vendin ku ‘gravitojnë’ yjet shqiptarë, tek studio e grimeres profesionale Sellma dhe Kacit.
Nga çfarë shihet në foto, dyshja po kalojnë shkëlqyeshëm me njëra-tjetrën. /Prive.al/