Rreth një muaj më parë, Mozzik publikoi projektin e tij solo ‘Dhezu’ që pasoi një varg të bashkëpunimeve që rezultuan të suksesshme gjatë verës.
E kjo këngë ka hyrë në mesin e krijimeve muzikore të publikuara së fundmi që kanë korrur më së shumti sukses në Youtube, bindshëm përpara, krahasur me projekte të tjera të lançuara pak a shumë në periudhë të njejtë kohore.
‘Dhezu’ tashmë ka kaluar shifrën e gjashtë milionë shikimeve në Youtube e për këtë reperi ka falemnderuar fansat në Instagram.
Kujtojmë se tashmë është çështje javësh momenti kur do publikohet projekti i ri nga Mozzik dhe vëllau Getinjo, që poashtu po pritet nga fansat e shumtë. /Prive.al/