Për afro dy dekada, Stupcat ishin sinonim i humorit në Kosovë. Treshja i tejkaluan të gjitha përfshirë edhe sfidën e kohës duke qëndruar kompakt me njëri tjetrin – por jo deri në fund.
Aktori Osman Azemi ka nisur prej kohësh i vetëm projektin “Akshami me Gjylën”. I pyetur në Prive muaj më parë në lidhje me Stupcat, ai nuk dha një përgjigje të qartë.
Stupcat po rikthehen lajm që Vedati e dha me një deklaratë, mirëpo tani rikthehen si dyshe pa Gjylën. Këtë lajm e demantoi Osmani me një tjetër deklaratë duke thënë se Stupcat nuk rikthehen.
Ngjarja mori krejt një rrjedhë tjetër kur u publikua një shkresë nga avokati i Osmanit ku hidheshin dyshime për 152 mijë euro të keqpërdorura.
Materiali i mëposhtëm sjell deklaratën e të gjithë palëve në lidhje me këtë. /Prive.al