Zyrtare: Ja kur publikohet kënga e re e Erës

By

Gjatë gjashtë muajve të fundit kemi dëshmuar suksesin e papritur ndërkombëtar për Era Istrefin me ‘Bonbon’.

Kënga që pasoi ‘Shumë pis’, hit veror shqiptar në verën e 2015-tës, me shpejtësi drite depërtoi kudo në botë, Europë, Azi, Amerikë e deri në Australinë e largët.

Si një artiste nën petkun e Sony Music me përplot intervista në mediat më prestigjioze, pyetja që po qarkullon tash e shumë kohë është – ÇKA TASH PAS ‘BONBON’?!

Kur audienca është dhjetëra milionëshe që mezi pret projektin e ri, Era Istrefi nuk ka dashur të flasë shumë deri dje.

‘Shumë shpejt’ – ishte përgjigja e këngëtares kur pyetej për projektet pasuese të ‘Bonbon’ por tashmë më në fund kemi një datë.

Në një intervistë për Kiss UK, Era ka zbuluar detajet e projektit të ri.

‘Po punoj në muzikë, kam disa këngë shumë të mira por e kam një të preferuar që do publikohet shumë shpejt, në Tetor besoj, dhe ka elemente të reggae-s. Fansat e mi do ‘çmenden’ e di, sepse ata e duan reggae-n shumë’ – u shpreh Era.

Intervistën e plotë ku Era flet edhe për inspirimin dhe bashkëpunimin eventual me Rihanna e gjeni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm