ZOTI I RI I REPIT BOTËROR ME GJAK KUQ E ZI (VIDEO)

By

Nëse dikur muzika shqiptare ishte nën hije të Ballkanit, tashmë ka ndryshuar. Muzika shqip ka filluar të dëgjohet në gjithë këtë gadishull.

Por jo vetëm në këtë vend po shqiptarët po dëgjohen anembanë botës.

Pas Rita Orës, që është shqiptar në media botërore po e thotë edhe reperi Action Bronson.

Vëmendjen më të madhe mediatike Ariani e mori pas publikimit të albumit ‘Mr Wonderful.

Ky projekt bëri që e gjithë Amerika të flas për të, madje ajo që bie në sy është ky titull i MTV.

“Largohu Eminem, Action Bronson është zoti i ri i repit”.

Kur Eminem e ka deklaruar veten ‘Zot i repit’ ishte vështirë ta debatoje por tani gjërat kanë ndryshuar. Mirëpo me publikimin e dokumentarit të Bronsolinos ky epitet i kalon reperit shqiptar – thuhet ndër të tjera në shkrimin e MTV neës.

Në këtë dokumentar shihen edhe admirues të shqiptarit, disa prej tyre mbajnë edhe pikturë të tij të ngjitur në muret e shtëpisë.

Mirëpo jo gjithmonë mediat kanë qenë të mirë me të. Shumë prej tyre kanë raportuar gjestin jo të duhur të reperit i cili hedh nga skena në publik një adhurues të muzikës së tij.

Pavarësisht të gjithave, Bronsolino vazhdon të jetë temë aktuale e medias anë e mbanë botës.

https://www.youtube.com/watch?v=TZWfqL4MUKM

Artikuj të ngjashëm