Zhvillime të reja në relacionin Blero dhe Memli!

By

Shoqërinë e Bleros me Memlin padyshim që e kujtojmë që nga bashkëpunimi ‘Ktheu ti’, këngë kjo që mund të themi lirisht që ka qenë hit i asaj kohe edhe kur është publikuar.

E pas kalimit të viteve djemtë u bënë edhe më të afërt, në momentin që Blero u martua me motrën e Memlit, Teutën.Mirëpo nuk kaloi shumë nga martesa e këtyre të dyve, të cilët u ndanë, mirëpo kjo duket se nuk pati ndikim në shoqërinë e Bleros dhe Memlit.

Këtë padyshim mund ta vërejmë në një video të postuar nga vet Blero ku shihet  ai së bashku me Tarën dhe Borën, kjo e fundit vajza e Memlit, në veturë duke e kënduar së bashku këngën e vet Bleros , ‘Ta ha gojën’.

Gjithashtu, një video ku shihen Tara dhe Bora duke kënduar së bashku e ka postuar edhe Teuta, ku në këtë rast e këndojnë njërën nga këngët e këngëtares Kida./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm