Zhvillime të reja në shëndetin e bashkëshortit të Adelina Thaçit

By

Bashkëshorti i këngëtares Adelina Thaçi, deputeti nga rradhët e LDK-së, Bardhyl Meta, pak muaj më parë u diagnostifikua me një sëmundje jo të lehtë.

Menjëherë pas diagnozës, Meta u nis për në Gjermani për tretman ku iu nënshtrua tre operacioneve.

Në një periudhë aspak të lehtë për familjen, çifti i njohur u kujdes që gjithçka të bëhet pak vëmendjen e tepruar të publikut.

E pas shumë sfidash, më në fund ka lajme të mira! 

Përmes rrjetit social Facebook, Bardhyli ka njoftuar se është rikthyer për pak kohë në Prishtinë  përpara sfidës së rradhës, të paraparë në fund të këtij muaji.

Deputeti nga rradhët e LDK-së për të cilin Qeveria ndau poashtu një fond për shërim është shprehur i mbushur me energji për luftimin deri në fund të sëmundjes.

‘Po përmbushem, përplotësohem dhe mbushem plot me dashuri, me energji e motivacion për sfida e beteja të reja – si ta zamë Rrezatimi (i caktuar nga ekipi i mjekëve Gjermen, për në fund’ të Janarit të sivjetmë, 2017-ës, në Heidelberg te Gjermanisë! – t’këtij muaji zulm’keq’  – ka deklaruar mes tjerash z. Meta.

Z. Meta i urojmë shërim të shpejtë dhe cdo të mirë në familjen e tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm