Zhvillime të reja: Ja çka ndodhi sot në Ulqin mes Ritës dhe Hamilton (FOTO)

By

U mundua që traditën familjare të pushimeve në Ulqin ta vazhdoj në privatësi, por ditët e kaluara në Bojanë për Rita Orën nuk ishin nga më privatet e më të qetat e mundshme.

Përderisa dikur, shihej madje edhe me motrën dhe Ledrin në varka, kësaj rradhe ajo që ngriti shumë pikëpyetje ishte zbarkimi i Lewis Hamilton me aeroplanin e tij privat në Ulqin.

Sipas të gjitha gjasave, vetëm Rita duket të ketë qenë arsyeja e ditëve të pushimeve në Ulqin. Kjo për faktin se sot në mëngjes, Rita është ‘përshëndetur’ me Ulqinin, fiks siç ka vepruar edhe vetë Lewis.

Rruga në aeroport për këngëtaren nga Prishtina nuk ka qenë më e thjeshta e mundshme pasiqë deri tek aeroplani, ajo me motrën Elenën ka udhëtuar me helikopter.

Pikërisht mbërritja në pistën e aeroportit përmes një postimi në Snapchat ka zbuluar shumë pasiqë gjatë zbritjes është vërejtur aeroplani privat milionësh i Lewis Hamilton duke pritur në pistë Ritën dhe Elenën.

Ndryshe, dyshja kaherë janë parë të afërt por që prej ndarjes finale të Hamilton me Nicole Scherzinger në Shkurt të 2015-tës, mediat kanë aluduar për raport që tejkalon miqësinë. /Prive.al/

Snapchat: Rita Ora

Snapchat: Lewis Hamilton

Artikuj të ngjashëm