‘Zemra jem’, jehonë të madhe në estradë

By

Me vëmendjen e fokusuar në rrjete sociale, plasimi i duhur i një projekti muzikor po mbështetet shumë në këtë pjesë, respektivisht ‘zhurmën’ në Instagram e Facebook.

E për përkrahje në diskografinë shqiptare, janë miqtë e ngushtë të artistëve që shpërndajnë këngët e reja të kolegëve.

Kjo kryesisht ndodh mes emrave të cilët kanë një miqësi të fortë apo janë në një shtëpi të njejtë muzikore në një rreth prej 5-10 personash.

Por harrojeni, kjo gjë nuk vlen për ‘Zemra jem’, krijimin muzikor nga Vig Poppa dhe Tuna që u publikua dy ditë më parë e që po pëlqehet me të madhe.

Në një rast të pa precedent, kënga ka ‘mobilizuar’ estradën që ka shprehur komplimentet e sinqerta për punën e dyshes.

Një numër masiv i kolegëve kanë përkrahur Tunën dhe Viganin teksa nga lista e gjerë veçojmë: Dhurata Dorën, Sabri Fejzullahun, Ledri Vulën, Beatrix Ramosajn, Lyrical Son, Dj PM, Gent Fatalin, Yll Limanin, Lumi B, Besnikun, Young Zerkën, 2Ton, e Xheraldina Vulën.

I njejti impresion është pasqyruar edhe nga publiku që ka pëlqyer projektin muzikor i cili edhe në Youtube ka ecur mjaft mirë sa i përket shikimeve dhe pëlqimeve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm