Zbulohet vendi ku do të mbahet koncerti i Dua Lipës

By

Me 10-të gusht Prishtina edhe njëherë do të vallëzojë nën tingujt e muzikës së Dua Lipës.

Pas dy vitesh, këngëtarja rikthehet në vendlindje për të performuar në një koncert gjigant që është paralajmëruar si pjesë e turneut të saj në Europë.

Babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova ka thënë detaje të hollësishme rreth organizimit të koncertit.

Ai ka rrëfyer se pas shumë hulumtimeve për një hapësirë ideale për një koncert të përmasave të tilla, lokacioni që është përzgjedhur është sërish “Gërmia” për shkak të kushteve që ofron.

Lipa ka bërë me dije se koncerti i Duas do të zgjasë tri ditë, e me këngëtaren vijnë përpos Albert Stanajt që është konfirmuar më herët edhe Action Bronson e po ashtui DJ me famë botërore, Martin Garrix. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm