Zbulohet vendi ku do martohen Gjiko dhe Elita Rudi

By

Dyshja e famshme më në fund do të lidhin me martesë lidhjen e tyre disa vjeçare.

Pas raportimeve se moderatorja e njohur Elita Rudi po pret fëmijën e parë me reperin Asdren GJikolli, shpërthyen edhe lajmet se ata do të martohen.

Por kur dhe ku?

Të mërkurën Prive zbuloi se dyshja e njohur do të martohen me 21 shtator, megjithatë vendi mebetej ende një mister.

Por nuk shkoi gjatë dhe e zbuluam po ashtu, se ku do e zhvillojnë ceremoninë e dasmës.

Gjiko dhe Elita Rudi, do të martohen në një vend të hapur, përkatësisht në restorantin Ëhite Garden që ndodhet në afërsi të Prishtinës.

Ndonëse ata të dy nuk e kanë konfirmuar lajmin për martesë, mediat rozë gjatë tërë kohës kanë raportuar për lidhjen e tyre në kurorë, pas fejesës e cila ndodhi në qershor të këtij viti, kur për ditëlindje Gjiko i propozoi asaj martesë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm