Zbulohet super modelja shqiptare që do shfaqet në klipin e Getit dhe Majkit

By

Getoar Selimi dhe Kastriot Rexha dyshja që kishin super hitin e tyre vitin që lamë pas “S’jena mo” kanë nisur përgatitjet për këngën e re që do të lansohet së shpejti.

Ky projekt sërish në thelb përmban temën e dashurisë mirëpo të shtjelluar në një rrafsh tjetër. Klipi ka filluar të xhirohet në Shqipëri nga Max Production dhe Majki dhe Geti nuk do jenë vetëm në klipin e ri.

Prive nga burime të sigurta ka arritur të mësoj se roli i vajzës në klip i është besuar ish Miss Shqipërisë Xhesika Berberit, duke vazhduar kësisoj një traditë të femrave të bukura e të famshme në klipet e Babastars.

Se si do të duket vizualisht kjo treshe në një klip mbesim të shohim…

Artikuj të ngjashëm