Zbulohet se kur do publikohet kënga e re e Gjikos dhe Mc Kreshës

By

Disa javë më parë Prive ishte e para që ju solli detaje nga bashkëpunimi i Gjikos dhe Kreshës.

Punët në realizim të këngës dhe videoklipit tashmë janë finalizuar dhe ajo që mbetej ishte thjesht të pritej momenti i lançimit.

Ka qenë vetë Gjiko që sot përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se për ‘Edhe 3’ kanë mbetur tre ditë.

Ky projekt po pritet me padurim nga shumë fansa të cilëve ka tash e një kohë që u mungon pjesëmarrja aktive në skenë e Kreshës i cili nuk ka sjellur projekte të reja tash e një kohë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm