Zbulohet njëri nga sekretet e prezantimit të Rita Orës në MTV EMA!

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dje është kthyer në Londër për tu marrë me përgatitjes e spektaklit muzikor ndër më të mëdhenjtë në botë ‘MTV European Music Awards’.

Në një intervistë për MTV, Live në Facebook, artistja ka zbuluar njërin nga sekretet e mbrëmjes së madhe që do të mbahet me 12 nëntor.

Ora ka treguar se atë mbrëmje përpos udhëheqjes së programit do të performoj këngën e saj të re, videoklipi i së cilës është xhiruar para pak dite në New York.

Kjo këngë është raportuar se do të mbaj titullin ‘Anywhere’ dhe do të publikohet me 20 tetor.

Ky do të jetë produksioni i dytë muzikor që lançon bukuroshja këtë kohë, duke përfshirë bashkëpunimin me Avicii ‘Lonely Together’.

Duket se prezantuesja e ‘Boy Band’ ka ndezur motorët pas një heshtje të gjatë në industrinë muzikore./Prive.al

Artikuj të ngjashëm