Zbulohet me kë po i kalon pushimet Ilda Bejleri (FOTO)

By

Prezantuesja Ilda Bejleri ka qenë së fundmi në fokus të mediave rozë për largimin nga Digitalb, platforma ku punoi për 11 vjet si prezantuese.

Tashmë është bërë e ditur se Bejleri do të kalojë në TCH për të marrë nën drejtim Proçesin Sportiv mirëpo polemikat për largimin po vazhdojnë.

Dje ajo iu përgjigj deklaratës së Dritan Shakohoxhës për shkarkimin nga puna duke thënë se kjo bëhet nga pronarët dhe jo komentatorët sportiv, duke aluduar në këtë formë pikërisht në Shakohoxhën.

Mirëpo, përtej thumbimeve sporadike, Ildës nuk po ia prish askush qetësinë e pushimit asnjë zhvillim.

Ky pushim, i nevojshëm përpara nisjes së sezonit të ri televiziv deri sot nuk është kuptuar se me kë po bëhet.

Megjithatë, vetë Bejleri ka zbuluar se në Greqi është (të paktën në ditët e fundit) me dy prindërit e saj të cilët i ka ekspozuar në Instagram përmes InstaStory-ve të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm