Zbulohen fotot promovuese të NIN

By

Për disa javë me rradhë, në ekranin e Klan Kosovës u transmetua një promo e shkurtër me akronimin ‘NIN’.

‘NIN’ më pas u zbulua se paraqet një emision me autor Alaudin Hamitin, prezantuesin i cili pas dy viteve mungesë iu rikthye televizionit me ‘Champion Quiz’.

E duket se premiera e këtij programi është afruar pasiqë tani janë zbuluar fotot promovuese të ‘Ndrrimi i natës’.

Mësohet se emisioni do të ketë karakter argëtues/relaksues teksa do të shtjellojë aktualitetin në vend.

Emisioni do shfaqet tre herë në javë në fashën e orarit prime-time. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm