Zbulohen detaje te reja nga prapavija e konfliktit ku u perfshi Elvana Gjata

By

Përderisa ende mbetet e pazbardhur ngjarja e së enjtes mbrëma në një nga lokalet e Bllokut në Tiranë, mediat shqiptare vazhdimisht po përpiqen të zbardhin të tjera detaje lidhur me ndodhinë që diktoi diskursin publik të këtyre ditëve.

Një nga pistat kryesore ku po hetohet për konfliktin ishte ajo që ka si shkak këngëtaren Elvana Gjata, e fejuara e njërit nga djemtë e përfshire në konflikt.

Por “News 24” jep rrjedhën e ngjarjes dhe citon burime hetimore, sipas të cilave mes të fejuarit të këngëtares, Ervin Mata dhe vitkimës Fabian Gaxha ka pasur konflikte të hershme.

Ata janë ritakuar në lokalin në bllok, ku po sipas News 24 kanë debatuar dhe Mata ka qëlluar me grusht Gaxhën. Në ndihmë të këtij të fundit ka ardhur Ervis Martinaj, por pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë komandoja Meviol Bilo që ka qëlluar duke vrarë Gaxhën dhe duke plagosur Ervis Martinajn si dhe Eljon Haten.

I njëjti burim sqaron se pas ngjarjes, në kamera duket që njëri nga autorët e përfshirë në konflikt është larguar në këmbë, tjetri në makinë, ndërsa tjetri nuk identifikohet.

MAta-Martini copy

 

Artikuj të ngjashëm