Zanfina shfaqet me nipin?!

By

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi që këngëtarja Adelina Ismaili është bërë nënë për të parën herë me ardhjen në jetë të Uliksit.

Nga ai moment, gjithçka që pasoi ishte një privatësi e plotë, siç edhe kishte deklaruar Adelina në intervistën e muajit Mars në NIN të Klan Kosova.

Ajo nuk ndau as edhe një foto të vetme me djalin duke vazhduar avazin e pasivitetit në rrjete sociale.

E një fije shprese, fansave ua dha Zanfina përmes një fotografie të fundit ku shfaqet me një bebe nën mbishkrimin: ‘Nipi im’.

Në fakt, bukuroshi në foto nuk është djali i Adelinës por i një familjareje të afërt me të cilën Zani ka pozuar sot në Prishtinë për një fotografi.

Mbetet të shihet nëse me shkuarjen në Zvicër, teze Zani do jetë apo jo ajo që do postojë fotografi të princit të vogël. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm