Zaimina shfaqet sërish duke e bërë ‘lëmsh’! (FOTO)

By

Rreth disa javë më parë, lajmi se Zaimina Vasjari është shtatzënë mori dhenë gjithandej nëpër portale.

U tha se këtë zhvillim, bukuroshja kishte preferuar ta mbajë të fshehur por në një situatë të tillë ku gjërat kuptohen brenda ditës, e kishte pasur të pamundur.

Të gjithë javëve të fundit mund të kenë qenë sy e vesh tek profili i Zaiminës për të parë të rejat e reflektuara në këngëtaren.

Për habinë e shumëkujt, Zai e cila është mjaft aktive në rrjete sociale u pasivizua tej mase duke u zhdukur për rreth një muaj.

E rikthimi i pak ditëve më parë, duket të mos ketë qenë ai që e prisnim të gjithë.

Ish-Missi është shfaqur në linja fantastike trupore teksa promovon koleksionin e ri të dyqanit të saj. E njejta histori është përsëritur sot me një imazh ku Vasjari shfaqet teksa shijon diellin dhe temperaturën prej 30 gradë celcius në lokacionin e panjohur.

Të jetë duke postuar fotografi të vjetra apo në fakt këngëtarja nuk po ndryshon dukshëm në linjat e saj trupore në shtatzëninë e parë?! Këtë lëmsh mund ta zgjidh vetëm Zai… /prive.al/

Artikuj të ngjashëm