Zaimina më në fund e bëri zemrën gur, zbulon vajzën Khloe në fotografi

By

Si një nënë e përkushtuar dhe tejet e kujdesshme për të bijën e saj Khloen, këngëtarja e famshme shqiptare Zaimina Vasjari, është treguar e rezervuar sa u përket rrjeteve sociale.

Ajo gjithmonë e ka limituar prezencën e figurës të së bijës së saj duke mos e publikuar asnjëherë një fotografi të plotë.

Një imazh të Khloet këngëtarja e lansoi në Instagram kur ajo ishte një foshnje vetëm disa ditëshe, dhe që nga atëherë gjithmonë ka zgjedhur imazhe që nuk zbulojnë shumë.

Por për Halloween, Zaimina është treguar më bujare me ndjekësit e saj, duke u dhënë një imazh të plotë të vajzës së saj, e cila shfaqet në fotografi me tematikë nga festa e shtrigave që po afron, dhe që është tejet simpatike për fëmijët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm