YOUNG ZERKA BËN ‘BOOM’! (VIDEO)

By

Emri i tij u bë i njohur gjithandej pas publikimit të këngës ‘Roll’ nga Dhurata Dora dhe Young Zerka. Ku i fundit nga ky projekt u bë një element i veçantë i këngëve tona.

Zëri i tij i’u bashkua emrave të rëndësishëm të skenës sonë muzikore.

Pas Dhurata Dorës, Zerka solli duet me Alban Skënderaj në ’24 orë’ që grumbulloi 6 milionë shikime.

Ndërsa pas Albanit mori pjesë në ‘Kënga Magjike 2014’ me Aurela Gaçen. Dyshja u shpallën kampionë të këtij kompeticioni muzikor shqiptar me këngën ‘Pa kontroll’.

Tani Young Zerka po dëshiron të tregoj se arrin ta kontrolloj industrinë muzikore shqiptare edhe pa duet.

Ai ka publikuar video të shkurtër ku ka paralajmëruar projektin e ri ‘Boom boom’ që është produkt muzikor i Alandyt e video nga MaxProduction.

https://www.youtube.com/watch?v=-qxzgbcHsdc

Pavarësisht dueteve nuk duhen harruar as këngët e lançuar si solo artist para bashkëpunimeve. Zerka ka qenë disa herë pjesëmarrës në Top Fest, si dhe ka sjellur këngë si solo artist./Prive.al

Artikuj të ngjashëm