Young Zerka befason partneren (VIDEO)

By

Spektaklet e kërcimit kërkojnë angazhim shumë të madh. Provat e stërgjatura për shumë javë rresht janë faktori kyç i suksesit në këto kompeticione.

E gjithë kjo kohë e kaluar bashkë me partnerin e kërcimit natyrisht se ndikon në krijimin e një afërsie të ngushtë.

Njejtë mund të themi se ka ndodhur edhe me Young Zerkën i cili e ka befasuar Adelën me rastin e ditëlindjes.

Këngëtari ka sjellur tortë me qirinj për të shënuar ditëlindjen e 22-të të partneres. Reagimi i saj siç shihet në video ishte i jashtëzakonshëm. Urime Adelës e bravo Young Zerkës për këtë gjest. /Prive.al/

https://instagram.com/p/8fowK4ptJA

Artikuj të ngjashëm