Yll Limani përpunon ‘Kur bien fyelli e çiftelia’ (Video)

By

‘Najher’ është projekti i fundit që solli në tregun muzikor. Kjo këngë u promovua në ‘After Party’ të Klan Kosova me 1 janar e ndërkaq para pak dite u publikua dhe në YouTube në version të audios me tekst.

Por përderisa po punon në këngët e tjera origjinale, Yll Limani ka lançuar një video interesante në YouTube.

Ylli së bashku me kolegët e universitetit kanë punuar në një projekt e ideja e tyre duket mjaft e realizuar.

‘Kur bie fyelli e çiftelia’ e përpunuar nga Ylli me pamje të bukura të Kosovës (të realizuara edhe nga operatorët e KlanKosova) ka marrë vëmendjen e publikut.

Kjo duket të jetë edhe avantazhi i ekipit që bën pjesë Ylli, pasiqë kur je emër i njohur në publik projekti në korniza të shkollës merr jehonë edhe jashtë mureve të institucionit arsimor.

PRIVE.al

https://www.youtube.com/watch?v=_PAbZeNFxM0

Artikuj të ngjashëm