Yll Limani befason me këngë, kësaj here krejt ndryshe

By

Kantautori kosovar Yll Limani, po që po ditka të befasojë me prurje.

Kënga e tij e fundit me klip, është diçka që më herët nuk është parë në tregun tonë muzikor.

Në bashkëpunim me Dj Dagz, Ylli ka sjellë për adhuruesit e muzikës së tij, këngën e re të titulluar “Besom”.

Klipi i tij nuk është aspak i zakonshëm për syrin e publikut. Këtë herë, Yll Limani vjen i animuar në klip, një punë e mrekullueshme kjo e profesionistëve të animacionit nga studioja e “Imaginefilms”.

Tekstin e kësaj kënge, nuk e ka shkruar Ylli, por vargjet e këngës janë të reperit kosovar Elinel.

Kjo këngë përçon tek ju ritme të ngrohta, perfekte për t’i dëgjuar në një ditë të ngrohtë vere pranë bregdetit. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm