Xhesika Berberi shfaqet krah për krah me yllin botëror të muzikës (FOTO)

By

Jetesa në Amerikë dhe frekuentimi i shpeshtë i eventeve ku mblidhen emrat më të njohur të shoubizit ndërkombëtar ka bërë që Xhesika Berberi të na ‘befasojë’ shpesh me fotografitë në rrjete sociale.

Ajo është parë goxha e afërt me emra të njohur përfshirë Selena Gomez. Modelja shqiptare para pak muajsh u shfaq si një shoqe e ngushtë me Gomez teksa shkëmbente përqafime.

@selenagomez you’re just amazing ❤️

A post shared by Xhesika Berberi (@xhesikaberberi) on

E duket se në vazhdën e të famshmëve me të cilët është bërë bashkë Xhesika, lista nga sot do dominohet me një tjetër emër.

Siç edhe e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale, Berberi ka takuar në Las Vegas yllin botëror, Jennifer Lopez.

Beautiful @jlo @foreo

A post shared by Xhesika Berberi (@xhesikaberberi) on

Epo shpresojmë që t’ia ketë rikujtuar shqiptarët, për të cilët J-Lo dëgjoi dy vite më parë kur Linda Halimi morri pjesë në ‘American Idol’ me ç’rast edhe u prezantua me vendin e origjinës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm