Xhaka e Leonita, po shkëlqejnë në këtë imazh (FOTO)

By

Futbollisti Granit Xhaka dhe gruaja e tij Leonita Lekaj, janë një çift simpatik dhe shumë të dhënë pas njëri tjetrit.

Dyshja këtë verë edhe u martuan, duke mos bërë zhurmë me një dasmë të madhe siç pritej nga publiku.

E tëra që doli në opinion, ishin nja 2 3 fotografi të çiftit të veshur si për dasmë, me Leonitën si një princeshë e përrallave në të bardha dhe Granitin që shkëlqente në një smoking.

Të njëjtin shkëlqim ata morrin edhe në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për futbollistin më të mirë nga FIFA.

Leonita zgjodhi të vishte një fustan të kuq të ndezur me një dekolte shumë të hapur që e nxirrte atë tejet elegante, ndërsa Xhaka, një kostum të zi dhe ajo që i duhej ishte buzëqeshja që i jepte Leonita.

Edhepse qarkulluan plot fotografi nga ajo mbrëmje, kjo e fundit që Leonita ka publikuar është më e bukura dhe çifti duket shumë i lumtur. /Prive.al

❤️ @granitxhaka ❤️

A post shared by Leonita Lekaj (@__ll.gx__) on

Artikuj të ngjashëm