“West side Family” sërish si tre musketierët, ja kush zuri vendin e Dr. Florit

By

Kanë kaluar më shumë se tri vjet që kur Dr. Flori u nda nga jeta, dhe me largimin e tij nga kjo botë, ai la një boshllëk të përhershëm.

Pasi ai u nda nga jeta, edhe pjesëtarët e tjerë të grupit West Side Family, Landi Hysi dhe Armir Shahini, e patën të vështirë ta rimarrin veten e të bëjnë muzikë dhe për një kohë të gjatë nuk sollën këngë të re.

Mirëpo më në fund ky grup e ka dhënë lajmin e mirë për fansat e tyre.

Është Landi ai që ka publikuar një fotografi në Instagram ku jep lajmin se tashmë vendin e Dr. Florit në “West Side Family”, do ta marri Alban Kondi, I vëllai I tij.

“Tri vjet shumë të vështira pas 17 Nëntorit. Shumë, përfshirë mua menduan që ky është një knock out për grupin. Ashtu dukej dhe ndihej në fakt. Tri projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin tri që filluan e po vazhdojnë. 3 duket të jetë numër i suksesshëm”, ka shkruar Landi në postimin në fjalë, ku mes tij dhe Armirit shihet Albani. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm