Vritet një tjetër reper i njohur

By

Reperi Smoke Dawg thuhet se u vra të shtunën në Toronto.

Sipas CP24, tre persona u qëlluan në zonën e Queen Street Westt, në rrethin e Torontos, pak para orës 8:00.

Policia tha se të dyshuarit mund të kenë ikur me një makinë të bardhë. Dy viktima meshkuj dhe një femër u transportuan në një spital lokal në gjendje kritike, një nga viktimat mashkullore më pas u shpall i vdekur.

Përfaqësues të Smoke Dawg konfirmuar në rrjete sociale se ai ishte viktima që u shpall i vdekur.

I ndjeri, sapo kishte nxjerrë këngën e tij të re me titull ‘Fountain Freestyle’.

Artikuj të ngjashëm