Vjen ‘Na jena njo’ nga Ardian Bujupi dhe Dalool.

By

Është publikuar para pak çastesh në Youtube projekti i përbashkët i Ardian Bujupit dhe Dalool.

Kënga e shumëpritur ‘Na jena njo’ ka muzikë nga Avaxus & Dalool, Ardian Bujupi kurse për tekstin është përkujdesur Faton Zejnullahu – Da Ghost.

Videoklipi që i paraprin verës mban vulën e XL Films teksa në të shfaqet edhe ish banorja e Big Brother 2, Mimoza si modele kryesore.

Kënga premton të jetë hit i 2016-tës dhe në minutat e parë nga publikimi ka marrë kritika shumë pozitive. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm