Vjen dhe emri: Ja si quhet princi më i vogël i botës (FOTO)

By

Ditë më parë, Dukesha e Cambridge, Kate Middleton dhe Princi Ëilliam u bënë prindër për herë të tretë me radhë.

Middleton solli në jetë një djalë, emrin e të cilit thanë se nuk e kishin zgjedhur akoma e në internet shpërthyen plot shaka se ai do kishte një emër “të fortë”.

Mirëpo pas aludimeve të shumta të popullit, oborrtarët britanikë, e kanë bërë publik emrin e princit të vogël që mori zemrat e të gjithëve.

Emri i vogëlushit është  bërë i ditur në Twitter, e ai do të quhet Louis.

“Fëmija do të njihet si Hirësia e tij Princi Louis i Kembrixhit”, shkruhet në njoftimin zyrtar. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm