VILDANJA SËRISH ME..?!

By

Modelja shqiptare Vildane Zeneli para disa javësh erdhi për pak ditë në Kosovë e Shqipëri. U pa në paraqitje televizive e ballina të revistave.

Mirëpo, vizitën në vendlindje ajo e ka shfrytëzuar edhe për realizimin e një seti fotografik për të cilin ka bashkëpunuar me Arton Humollin dhe Sellmën e Kacin.

Në një foto të postuar në Instagram, modelja ka ndarë me fansat një imazh të shkrepur gjatë fotosesionit ku format trupore të saj vihen në pah në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndryshe, Vildanja përmes telefonit të saj këtë gjë e bën në baza ditore në rrjetet sociale, ku shpeshherë nuk kanë munguar as fotot topless. /Prive.al/

985aa3a6fcfa33bd06752ae28fa4db7aff9db5f5910c31ce3d7655ac48fe75b5

Artikuj të ngjashëm