Vig Poppa me dedikim special për bashkëshorten

By

Kemi parë shumë çifte të ndryshme të estradës që bëjnë lloj lloj surprize e lloj lloj veprimi për njëri tjetrin.

Disa i kanë kushtuar këngë, disa kanë bashkëpunuar me to në ndonjë projekt e disa të tjerë kanë zgjedhur që emrin e njëri tjetrit ta vulosin përgjithmonë në trupat e tyre.

E në grupin e fundit bën pjesë edhe reperi Vig Poppa i cili sot ka mbushur 5 vite së bashku me gruan e tij nga ku tashmë gëzojnë edhe një djalë.

Ai dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur që ‘tri’ shkronjat e para të emrave të tyre t’i ‘vulosin’ tek trupat e njëri tjetrit.

Veprim në fjalë natyrisht që ka vlera të veçanta pasi ata tregojnë edhe më tutje se dashuria e tyre është sikurse në ditët e para mbase edhe më e fortë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm