Vig Poppa iu kthye muzikës, por ka disa fjalë për ata që i dhanë komente negative

By

Vig Poppa i mungoi për një kohë skenës muzikore dhe fansave të tij.

Ai u rikthye përsëri e kësaj radhe me një bashkëpunim të ri më Don Phenom “Haram”.

Kënga e punuar nga CekicBeatz me tekst nga dy artistët, është e shoqëruar me videoklip. Kënga u prit shumë mirë por si duket disa komente negative e kanë penguar Vig Poppën.

E për të thënë disa fjalë lidhje me këtë ai u fut në Instagram ku postoi një shkrim.

“Njerëz ju e dini unë bëj muzikë që shumë vjet…Gjithkujt nuk mundem t’i pëlqej. Për fat kom pas ma shumë komente pozitive se negative në çdo projekt  që kam marrë pjesë” thotë Vig Poppa ndër të tjera.

Ai po ashtu thekson se negativiteti sjell më shumë negativitet dhe se duke ulur dikë tjetër nuk e ngrit dot veten.

“Pozitiviteti e dashuria njerëz janë të  vetmet që mund ta shpëtojnë botën.” thotë artisti.

Shkrimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm