Videoselfie nga Dhurata Dora

By

Publikimi i këngës ‘Shumë on’ dhe suksesi që pasoi duket se i ka dhënë hapësirë Dhurata Dorës që të shijojë disa javë me familjen në Gjermani.

Si protagoniste e rubrikës Videoselfie, Dhurata tregoi për emisionin NIN në Klan Kosova se atje do të qëndrojë për katër javë rresht të cilat do t’i shfrytëzojë në maksimum.

Megjithatë koncertet nuk i ndahen këngëtarës që në video shihet teksa merr rrugë për Zvicër ku pritet me një atmosferë tejet impozante nga fansat e saj. Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm