Vet reper, por s’i keni parë gjyshin Ledri Vulës, më ‘cool’ s’bëhet! (FOTO)

By

Zemërthyes, seksi, sharmant, i suksesshëm e me famë, është ky Ledri Vula.

Cool sa më s’bëhet. Gjithnjë i veshur bukur e me markat më të njohura dhe prapa vetes një turmë vajzash që shkulin flokët për të, e në tortat e ditëlindjes të së cilave gjen fotografinë e Ledrit.

Por miq, kjo qenka gjenetike. Nëse Ledri iu duket ‘cool’ e ‘in’, prit sa t’ia shihni gjyshin!

Ledri ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, të gjyshit të vet nga nëna.

Plaku është shumë simpatik dhe mbanë në kokë një kaçketë me mbishkrimin “TTZ”,  që është akronim i këngës së re të Ledrit, ‘Tona t’zezat’.

Me këtë gjest, gjyshi e dëshmoi së është ndër fansat më të zjarrtë të tij!

Artikuj të ngjashëm