Vesa dhe Big Basta, së shpejti prindër!

By

Vesa Luma dhe Big Basta do të bëhen prindër. Lajmin e mrekullueshëm çifti e ka bërë të ditur në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës.

Megjithëse fillimisht nuk u duk se do e ndanin këtë lajm me publikun, pyetjes së Turit se kur do bëhen prindër i parapriu një heshtje e çiftit që la të kuptohej ky zhvillim.

Ndryshe, Vesa dhe Geri që janë në lidhje tash e disa vite, sivjet kurorëzouan dashurinë në Kalanë e Lëkurasit në Sarandë.

Momentin e intervistës ku tregohet lajmi mund ta gjeni nga minuta 13:10.  /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm