Vazhdon saga e disave: Gjiko u përgjigjet Blunt e Real me humor!

By

Nisi me reperët Blunt e Real, të cilat adresuan ofendime drejt kolegut të tyre Gjikos.

Dyshja e njohur, e kishin sharë reperin përmes rrjeteve sociale disa herë me radhë, ndërsa Gjiko është kundërpërgjigjur vetëm një herë, kur i pati shkuar Bluntit tek shtëpia e tij, me papuçe në dorë!

Image result for gjiko blunt real

Mirëpo tani, Gjiko ka publikuar një seri videosh në Instagram, të cilat ua ka dedikuar dy reperëve me të cilës është në hasmëri virtuale!

“Po ndihem i privilegjuar që po merren me mua, për të bërë pak famë! Sku SKu, kena me ja ble njonit një kerr se ka mbetur me 2002-sh”.

Më pas ka lëshuar këngën e tij Kanë Inat, që duket të jetë një diss për reperët.

“Niva që të kish dal pensioni shko merre”, i thotë Gjiko në një video DJ Blunt. Ndërsa në një fotografi tjetër, reperi Gjiko është fotografuar me një pako prej letre të mbushur me para, duke presupozuar se ka arritur të pasurohet më shumë pasi Blunt e Real e kanë përmendur shumë shpesh. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm