Valon Shehu dhe Shkëlzen Jetishi sjellin bashkëpunim interesant – A e dëgjuat këngën e re?

By

Tashmë kemi parë të gjitha kombinimet e mundshëm të zhanreve nga artistët tanë shqiptarë.

Miksim i të vjetrës me të renë, tallava dhe hip hop, rock dhe popullore.

Zakonisht kombinimet e tilla janë bërë, mirëpo artistët e zhanrit që këndonin jo shpesh herë kanë dale prej stilit të tyre.

E rasti ndryshon tek Valon Shehu, nje djalë me zë të fuqishëm e tipik stil rokeri, ndërroi pak stil të të kënduarit që të bashkohet me Shkëlzen Jetishin për të sjellur bashkëpunimin e tyre të fundit që quhet “Xhane”.

Kënga është realizuar nga produksioni ThreeDots në Tiranë.

Atë e ka kompozuar Kledi Bahiti, ndërsa për tekstin është përkujdesur Filloreta Raçi, e njohur nga publiku si Fifi.

Kënga është publikuar në Youtube, ku ishte e qasshme për t’u dëgjuar, mirëpo pas një kohë të shkurtër përmbajtja e linkut të njëjtë nuk ka qenë i qasshëm. Kjo nuk duhet të jetë asgjë tjetër veç një gabim teknik që do të rregullohet së shpejti. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm